Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

Mediat spanjolle: Kartoni i kuq i Keidi Bares ishte i ekzagjeruar

Mediat spanjolle: Kartoni i kuq i Keidi Bares ishte i ekzagjeruar

16:05, 11/02/2019

Keidi Bare mbrëmjen e djeshme u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që ekipi i tij luante ndaj La Palmas.

Arbitrat në këtë ndeshje kanë bërë një gjykim skandaloz, duke i anuluar dy gola Malagës dhe duke e nxjerrë nga loja me karton të kuq shumë të ekzagjeruar mesfushorin shqiptar

Ai shënoi një gol, por që sipas gjyqtarëve lojtari që i pasoi Bares ishte pozicion jashtë loje.

Malaga vazhdoi të këmbëngulte në sulm duke gjetur golin e dytë, që erdhi pas një krosi të Bares, por që u anulua sërish për shak se topi kishte kaluar vijën fundore.

Të dyja vendimet ishin krejtësisht të gabuara sipas mediave spanjolle.

Gjithashtu Bare u ndëshkua me të kuq, pas dy të verdhave që të dy ishin të ekzagjeruara.

Gazeta e madhe spanjolle “AS” i ka dalë në krah Bares duke shkruar: “I anuluan një gol për pozicion të dyshimtë dhe doli nga fusha me të kuq shumë të ekzagjeruar. Në lojë ai ruajti linjën e tij duke qenë kërkues dhe i palodhur në mesfushë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco