Turqia shkarkon trajnerin para duelit me Shqipërinë, ja kush e zëvendëson Lucescun

Turqia shkarkon trajnerin para duelit me Shqipërinë, ja kush e zëvendëson Lucescun

15:42, 11/02/2019

Një muaj para sfidës me Shqipërinë, Turqi ka shkarkuar trajnerin Mircea Lucescu.

Ky lajm është bërë zyrtar nga Federata e Futbollit të Turqisë dhe zëvendësuesi i tij me shumë mundësi do të jete trajneri i Beshiktashit, Senol Gunes.

Lucescun kishte marrë këtë post që në gushtin e vitit 2017 dhe drejtoi kombëtaren turke për 17 ndeshje ku arriti vetëm 4 fitore dhe 7 humbje, ndërsa 6 të tjera përfunduan në barazim.

Turqia do të jetë kundërshtari i parë për Kombëtaren shqiptare në 22 mars në “Loro Borriçi”, për kualifikueset e “Euro 2020”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco