Solskjaer harron mungesën e Neymar-Cavani, ja çfarë thotë para ndeshjes me PSG-në

Solskjaer harron mungesën e Neymar-Cavani, ja çfarë thotë para ndeshjes me PSG-në

12:06, 11/02/2019

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur para ndeshjes në Champions League kundër PSG-së e cila do të luhet ditën e martë.

Tekniku norvegjez i frikësohet “yjeve” të PSG-së që sipas tij janë të pandalshëm, shkruan tabloidi britanik “metro”, raporton SYRI.net.

Neymar do të humbasë ndeshjen ndaj Man United, ndërsa për shkak dëmtimi edhe Cavani mund të mungojë në “Teatrin e ëndrrave”.

Por kjo nuk e ka ndalur Solskjaer të mos kursejë elozhet për "yjet" e skuadrës franceze.

"Më duhet ta pranoj që ata kanë gjithçka. Ata krijojnë hapësirë për vetveten, kanë teknikë dhe forcë. Cavani është si një viking dhe shumë i fortë fizikisht! Mbappe ka ritmin e pabesueshëm, është një “vetëtimë” që nuk ka të dytë.

"Pastaj PSG-ja ka Neymarin. Mënyra se si ai driblon lojtarët është fantastike madje është edhe një finalizues i mirë. PSG ka lojtarë shumë të mirë dhe duhet të bëjmë kujdes në të dy ndeshjet.

Formacioni? “Të shikojmë ende nuk e kam zgjedhur në sulm mund të luajmë me dy ose tre sulmues”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco