Valverde arsyeton barazimin ndaj Bilbaos: Na mungonte qartësia në lojën tonë

Valverde arsyeton barazimin ndaj Bilbaos: Na mungonte qartësia në lojën tonë

11:20, 11/02/2019

Barcelona nuk mori më shumë se një barazim pa gola ndaj Athletic Bilbao duke i dhënë mundësinë Real Madridit të ngushtojë diferencën me kryesuesit.

Pas takimit ka folur për “Movistar Partidazo” trajneri i kataluansve, Ernest Valverde, ku ka arsyetuar pikët e humbura kundër baskëve.

 “Ishim pak pa koncept në pjesën e parë, na mungonte qartësia në lojën tonë. Shpresuam që ritmi i lojës do të ishte më intensiv, por kjo nuk u shfaq në atë mënyrë. Kishte momente kur nuk ishim mjaft vendimtar”, tha fillimisht ai.

“Ne jemi përgjegjës për të bërë atë që duhet të bëjmë. Në momente të caktuara të lojës ata na rrezikuan dhe ishin më të mirë se ne, prandaj ishte e vështirë që ne që të kalonim një mur të kundërshtarëve. Ne kemi pasur një javë të vështirë, por kjo nuk është një justifikim i vlefshëm për mua”, tha spanjolli.

Barcelona vazhdon të mbetet lider i La Ligës me 51 pikë, përkatësisht 6 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco