Sot luhet Skënderbeu – Laçi, korçaret kërkojnë fitoren e munguar!

Sot luhet Skënderbeu – Laçi, korçaret kërkojnë fitoren e munguar!

08:50, 11/02/2019

Sot në orën 18:00 në stadiumin “Skënderbeu”, kampionët në fuqi të Superiores do të përballen me Laçin në sfidën e fundit të javës së 21-të.

Skënderbeu do të ketë një mundësi për të prishur një ecur negative prej 6 humbjesh radhazi, që nuk ishte përjetuar prej rreth një dekade.

Sfida luhet përpara publikut korçar dhe Laçi nuk vjen me moral të lartë nga rezultatet e tri javëve të fundit. Ka barazuar me Teutën dhe Kukësin jashtë, por ka humbur me Luftëtarin në shtëpi, rezultat negativ që i ka bërë ta pavlefshme në njëfarë mënyrë 2 pikët e marra në këto transferta të vështira.

Më Skënderbeun jashtë Europës, për momentin vendi i katërt i kërcënohet nga Flamurtari, por edhe vlonjatët po shfaqin probleme të mëdha në këtë pjesë të dytë të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco