I pafat shqiptari që luan me Barcelonën, ja me çfarë po përballet tani

I pafat shqiptari që luan me Barcelonën, ja me çfarë po përballet tani

13:01, 10/02/2019

Labinot Kabashi është kosovari i cili luan me të rinjtë e Barcelonës. Por fati nuk është me të.

Kabashi ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë të rikthimit nga lëndimi që vuante më herët, raporton ‘Mundo Deportivo.

Labinoti është larguar nga ndeshja më herët se që kishte parashikuar trajneri i tij, dhe ai mund të përballet me një lëndim serioz.

Labi u inkuadrua në këtë ndeshje si zëvendësues. Shtatë minuta para fundit të ndeshjes ai u lëndua.

Akoma nuk janë kryer të gjitha ekzaminimet por besohet se ai mund të vuaj nga lëndimi i njëjtë që e la jashtë fushave për disa muaj.

Shpresojmë që Labinot Kabashi ta kaloj më lehtë këtë lëndim të pësuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco