Identifikohet trupi i Emiljano Sala, futbollistit të Cardiff City

Identifikohet trupi i Emiljano Sala, futbollistit të Cardiff City

07:27, 08/02/2019

Trupi që u nxor nga rrënojat e avionit të rrëzuar në det është i lojtarit të Cardiff City, Emiljano Sala, njoftoi Policia e Dorset, shkruan BBC.

Sala, 28 vjeç, po udhëtonte për në Cardiff kur avioni i pilotuar nga David Ibbotson, u zhduk ndërsa fluturonte mbi Kanalin Anglez më 21 janar. 

Policia e Dorset e konfirmoi lajmin të enjten në mbrëmje. Në një deklaratë, Policia tha: “Trupi që u soll në Portland Port, të enjten e 7 shkurtit 2019, është identifikuar zyrtarisht nga HM Coroner se është i futbollistit profesionist Emiljano Sala."

“Familjet e z. Sala dhe pilotit David Ibbotson e kanë marrë këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e ndërlidhjes për familjet. Trupi u konstatua në rrënojat e avionit të hënën, por autoritetet qenë në gjendje ta nxirrnin prej atje vetëm pas dy ditësh, të mërkurën, në rrethana jo të lehta.

Image

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore tha se operacioni ishte kryer në mënyrën më dinjitoze të mundur dhe familjet e të dy personave informoheshin hap pas hapi.

"Geo Ocean III", anija oqeanografike që u angazhua për kërkimin e avionit në det, e dërgoi trupin në portin më të afërt të Portland, në Dorset, ku trupi u identifikua zyrtarisht.

Image

Avioni Piper Malibu N264DB ishte duke fluturuar nga Franca për në Cardiff pasi sulmuesi argjentinas bëri një udhëtim të shpejtë me ish klubin e tij të Nantës dy ditë para para transferimit prej 15 milionë paundsh për në Cardiff.

Cardiff City bëri një deklaratë pak pasi u konfirmua zyrtarisht trupi i Sala, në të cilën thuhej: “Ne i shprehim dhimbjen tonë dhe ngushëllimet më të përzemërta, familjes së Emiliano. Ai dhe David do të mbeten përgjithmonë në mendjet tona.”/ar.sh/SYRI.NET

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco