Lazio fitore me ‘aromë’ Championsi, mposht Empolin

Lazio fitore me ‘aromë’ Championsi, mposht Empolin

23:01, 07/02/2019

Lazio ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në përballjen kundër Empolit të vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë startoi “ylli” i Kosovës, Valon Berisha dhe portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Felipe Caicedo në minutën e 42’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj fitore, Lazio është pozicionuar në vendin e katërt duke numëruar 38 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco