Paralajmërimi i Bartomeu: Duhet të përgatitemi për largimin e Messit

Paralajmërimi i Bartomeu: Duhet të përgatitemi për largimin e Messit

22:34, 07/02/2019

Kur po flitet për rinovimin e kontratës së Lionel Messit, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka dhënë një deklaratë të madhe.

Bartomeu ka thënë se skuadra po heton lojtarët e rinj të talentuar, për tu përgatitur për jetën pas fundit të karrierës së Messit.

“E di se një ditë Messi do të thotë se do ti japë fund karrierës” ka thënë Bartomeu për “BBC Radio 5Live”.

“Ne duhet ta përgatisim skuadrën për të ardhmen. Po sjellim talente të rinj në skuadër, sepse ne duhet të vazhdojmë këtë epokë të suksesshme. Kjo është përgjegjësia jonë” ka vijuar ai.

“Mandati im përfundon pas dy sezoneve. Kështu që unë duhet ta lë skuadrën në një pozicion të mirë” është shprehur ndër të tjerash presidenti i katalanëve.

Messi po shkëlqen edhe këtë sezon, ai ka shënuar 29 gola në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke mbetur lojtari kryesor i skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco