Perez po bën planin për të kryer transfertën ‘Big’ te Reali i Madridit

Perez po bën planin për të kryer transfertën ‘Big’ te Reali i Madridit

19:11, 07/02/2019

Florentino Perez po mendon të afrojë në “Bernabeu” një emrë të madh.

Bëhet fjalë për Paulo Dybala që shihet si opsioni më i mundshëm i transfertës së Realit gjatë merkatos së verës.

E përditshmja spanjolle “Don Balon” ka zbuluar se presidenti Florentino Perez, për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas është gati të ofrojë 60 milionë euro plus kartonin e Iscos, që vlerësohet nga “Los Blancos” rreth 40 milionë euro.

Sipas “Don Balon”, Juventusi është gati për ta lënë Dybalan të largohet, me synim përforcimin e organikës në repartet e tjera, aty ku edhe ka më shumë nevojë.

Zërat shtohen edhe për faktin se Dybala nuk po kalon një moment të mirë, duke shfaqur shenja nervozizmi tek Juventusi, sikurse ishte largimi i tij para kohe nga bankina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco