Nëse Hazard kalon te Reali, atëherë Chelsea gjen zëvendësuesin e tij te Barcelona!

Nëse Hazard kalon te Reali, atëherë Chelsea gjen zëvendësuesin e tij te Barcelona!

17:15, 07/02/2019

Nëse Real Madrid transferon Eden Hazard, Chelsea do të gjejë zëvendësuesin e tij te Barcelona.

Anësori belg prej kohësh po përflitet për një transferim te Real Madrid, ku asnjëherë nuk ka fshehur dëshirën për të veshur fanellën e Real Madridit.

Zhvillime konkrete mund të ketë në verën e vitit 2019, ku Real Madrid do të hidhet në treg për yllin e Chelsea, i cili po konsiderohet si pasuesi më i denjë i të larguarit Cristiano Ronaldo.

Në rast largimi të Eden Hazard, Chelsea do të ‘trokas’ te Barcelona për të gjetur zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për brazilianin Philippe Coutinho, i cili nuk po kalon momente të mira te Barcelona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco