Mema: Pas kualifikimit është krijuar një klimë e mirë, Halili? Është një njeri…

Mema: Pas kualifikimit është krijuar një klimë e mirë, Halili? Është një njeri…

18:14, 06/02/2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka folur pas kualifikimit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në një reagim për “Supersport”, Mema tha se pas kualifikimit është krijuar një klimë e mirë në kampin bardheblu.

“Duhet të shikojmë që mos të kemi këto problemet e fillimit që kishim sot. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Pas kualifikimit krijohet një klimë shumë e mirë dhe është një vazhdë shumë e mirë. Mua më takon detyra që të shohim gabimet që ka pasur sot. Ekipi duhet të shohë lart, që të mos kthehen problemet që kishim në të kaluarën.

Një koment për Hallilin?

"Grenti nuk është një njeri i tillë, ai është person i dashur. Të gjithë e njohim. Ishte i karikuar dhe kaq, nuk besoj se do të ndodhë më një gjë e tillë", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco