Messi marrëdhënie të keqe me gjyqtarin e ‘El Clasicos’, ja çfarë ka ndodhur mes tyre

Messi marrëdhënie të keqe me gjyqtarin e ‘El Clasicos’, ja çfarë ka ndodhur mes tyre

17:47, 06/02/2019

Sot në orën 21:00 në “Camp Nou” do të luhet “El Clasico” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Mateu Lahoz do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje, ndërsa skuadra katalanase nuk ka përvojë të mirë me këtë gjyqtar.

Nëse shikojmë ndeshjet që ka gjykuar Barçën, mund të themi se gjyqtari Lahoz nuk i kursen aspak kartonët e verdhë për lojtarët blaugran.

Ndër to është edhe Messi, i cili nuk ka të kaluar të mirë me këtë gjyqtar. Deri tani, Mateu Lahoz ka dhënë 5 kartona të verdhë për Messin, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Fakti më interesant është që Messi ka marrë 4 prej këtyre kartonëve për protestë, ndërsa në realitet nuk njihet si lojtar problematik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco