Nantes bën gjestin e turpshëm ende pa u gjetur trupi i pajetë i Sala

Nantes bën gjestin e turpshëm ende pa u gjetur trupi i pajetë i Sala

17:26, 06/02/2019

Klubi francez Nantes i ka kërkuar Cardiff Cityt t’i paguajë shumën prej 18 milionë euro për transferimin e Emiliano Salas, raporton BBC.

Sala, bashkë me pilotin David Ibbotson, ishte në bordin e aeroplanit Piper Malibu N264DB i cili më 21 janar zhduk nga radari pranë Guernsey.

Sulmuesi argjentinas ishte blerja më e shtrenjtë e klubit nga Premierliga por tashmë Cardiff e ka bllokuar pagesën për transferimin e Sala.

Mësohet se Nantes është duke e kërcënuar Cardiffin me veprime ligjore nëse nuk ia bën pagesën brenda 10 ditëve.

Burime brenda klubit të Cardiffit kanë bërë të ditur se klubi do ta respektojë kontratën, por duhet të qartësohen të gjitha faktet.

Cardiffi është i befasuar sesi Nantes e ka bërë një kërkesë të tillë, në një kohë kur janë duke u bërë përpjekje për ta nxjerrë një trup nga mbetjet e aeroplanit që humbi nga radari dhe u zhduk për një javë, para se të gjendej të hënë 63 metra në fund të Kanalit Anglez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco