Gega i lumtur pas kualifikimit: Jemi gati edhe për Tiranën

Gega i lumtur pas kualifikimit: Jemi gati edhe për Tiranën

17:00, 06/02/2019

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur pas fitores në Kupën e Shqipërisë ndaj Kastriotit.

Tekniku i të kuqve u shpreh i lumtur për kualifikimin por theksoi se kjo ndeshje ishte nj test i mirë për lojtarët.

 “Ndeshja e dytë ia vlejti sepse pamë disa futbollistë që kanë pasur minutash të pakët në 2 fazat e para. Gjithçka u kontrollua mirë dhe jam i kënaqur. Kastrioti nuk erdhi me forcat më të mira, por nuk e kemi problem”, u shpreh fillimisht Gega.

“Ishte një test i mirë për lojtarët sepse kemi nevojë të rritemi. Duke parë ndeshjen e vajtjes ishim pa presion dhe kishim hapësirë. Lojtarët e mirë mund të luajnë kudo, nuk i prishin ekuilibrat.” sqaroi vendosjen e ekipit Gega.

Ditën e shtunë, Partizani do të përballet po me Kastrioti, por për Superioren.

“Do të bëjmë më të mirën, jemi në vend të parë dhe ne jemi Partizani. Do të kemi mbështetësit tanë. E dimë që ata po kalojnë moment të mirë dhe po përgatitemi siç duhet. Duhet të fitojmë edhe miqësoret, sepse profesionalizmi është në radhë të parë. Kupa është objektiv, por të shtunën na pret takim i vështirë”.

Gjysmëfinalja e Kupës mund të rezervojë edhe një derbi të kryeqytetit.

“Jemi gati nëse bie edhe Tirana, por duhet kaluar turi i radhës, ndaj është më mirë të fokusohemi aty. Më pas e vendos shorti” përfundoi tekniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco