Xherdan Shaqiri tregohet i përmbajtur: Nuk ka nervozizëm te Liverpooli

Xherdan Shaqiri tregohet i përmbajtur: Nuk ka nervozizëm te Liverpooli

15:45, 06/02/2019

Liverpooli ka ulur ritmin e rezultateve pozitive, teksa ka barazuar dy ndeshjet e fundit ndaj Leicester dhe West Ham.

Tashmë Manchester City e kërcënon me vetëm 3 pikë larg.

Megjithatë Xherdan Shaqiri ka larguar presionin dhe ka premtuar se Liverpooli do mbajë vendin e parë deri në fund të sezonit.

"Unë nuk ndjej asnjë nervozizëm në ekip", tha futbollisti me origjinë shqiptare për "Sky Sports".

"Kjo skuadër dëshiron të fitojë çdo ndeshje. Unë nuk shoh asnjë presion këtu. Ne punojmë çdo ditë, ne shkojmë në çdo ndeshje me mentalitetin se do të qëndrojmë deri në fund të sezonit në vendin e parë. Ndoshta tifozët janë më nervozë se ne, kjo është shumë normale. Kam përjetuar të njëjtën gjë në Bayern Munchen. Ne nuk bëhemi nervoz, ne vetëm luajmë lojën tonë dhe përpiqemi të fitojmë ndeshjet", deklaroi Shaqiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco