Koulibaly, objektivi kryesor i Manchester United

Koulibaly, objektivi kryesor i Manchester United

15:19, 06/02/2019

Kalidu Koulibaly është objektivi numër një i Manchester United për merkaton e verës që vjen.

Vështirësia për të rrëmbyer nga Reali mbrojtësin Varane është e madhe, kështu që senegalezi është objektivi primar.

Siç raporton“London Evening Standard”, lojtari i Napolit është projektuar si lojtari që do të zëvendësojë Lindelhof, pasi suedezi nuk po jep aq sa duhet në fazën difensive.

Ajo që është e vështirë për klubin anglez, është Ancelotti dhe De Laurentis, të cilët nuk janë të gatshëm të lëshojnë lojtarin.

Trajneri italian e ka një nga “shtyllat” e  ekipit, ndërsa presidenti si një lojtar që do të sjellë shumë të ardhura për ta.

Mbi 100 milionë euro do të bënin De Laurentis që të linte senegalezin të shkonte në Angli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco