U-19/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

U-19/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

14:04, 06/02/2019

Vllaznia është fituesja e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët. Skuadra shkodrane ka mundur Besën, me rezultatin 2-1.

Ishte e para skuadra kavajase që kaloi në avantazh në minutën e 8-të të takimit me anë të Shaljanit, por Vllaznia ka përmbysur gjithçka brenda pjesës së parë.

Hoxha me penallti në minutën e 27-të ka shënuar, ndërsa Qardaku pesë minuta më vonë kthehu gjithçka në favor të skuadrës shkodrane.

Pjesa e dytë ka qenë shumë e ashpër, pasi janë dhënë shtatë kartonë të verdhë dhe një i kuq për Shimën, që ka lënë Vllazninë me 10 lojtarë që nga minuta e 67-të.

Kështu, Vllaznia është shpallur fituesja e Kupës së Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco