Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Projekti për stadiumin e ri/ Arrihet akordi historik mes Milanit dhe Interit

Projekti për stadiumin e ri/ Arrihet akordi historik mes Milanit dhe Interit

13:31, 06/02/2019

Milani dhe Interi, përveç konkurrencës sportive që kanë më njëri-tjetrin si klube, kanë dhe shumë të përbashkëta, duke filluar që nga stadiumi në Milano.

Sot, mes Interit dhe Milanit dhe vëllezërve Berreta është arritur një akord për stadiumin e përbashkët që do të kenë skuadrat.

Administratori i deleguar i Interit dhe presidenti i Milanit, kanë rënë dakord mes tyre për një stadium që do të bëjë Milanon kryeqytetin e futbollit, jo vetëm italian, por edhe botëror.

Image

Të dyja palët nuk kanë publikuar një projekt, por kanë rënë dakord për të bërë një impiant, i cili do të mahnitë botën.

Në fjalën e tyre, madje është shprehur se konkurrenca sportive nuk është e sëmurë si në Romë.

Detajet për impiantin e ri të përbashkët mes skuadrave do të bëhen të ditura në vazhdim.

Një bashkëpunim i tillë do të rriste shumë aksionet e futbollit italian në Europë dhe në Botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Daj Jaku06/02/2019 20:34

Çfarë stadiumi është ai pa kullë si gishti i mesit?

Shto koment

Denonco