VIDEO/ Palermo drejt falimentimit, lojtari shpërthen në lot: Nuk dimë a do paguhemi

VIDEO/ Palermo drejt falimentimit, lojtari shpërthen në lot: Nuk dimë a do paguhemi

12:49, 06/02/2019

Skuadra e Palermos është një nga ato ekipe që po përballet me një situatë të errët në historinë e saj.

Zamaparini para dy muajsh e shiti klubin në një shoqëri angleze. Por nuk vonoi shumë dhe presidenti Richardson dhe këshilltari i tij, Michael Trick, kanë paraqitur dorëheqjen.

Tërmeti ka nisur këtu dhe lojtarët e i gjithë stafi është vetëm në luftën për të mbajtur Palermon të bashkuar.

Giuzepe Belusci ka shpërthyer në lot pas ndeshjes së ekipit të tij duke thënë: “Na kanë lënë vetëm. Nuk kemi asnjë garanci për të ardhmen dhe nuk e dimë nëse do të paguhemi. Vetëm drejtori sportiv dhe trajneri janë duke na mbrojtur nga të gjithë”.

Situata është shumë e vështirë, klubi me shumë mundësi mund të kalojë në duart e disa aksionerëve të tjerë dhe mund të dënohet me -2 pikë.

Mbetet të shihet se si do të vijojë të jetë situata në klubin historik italian, e cila rrezikon më së miri rënien në Serinë D.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco