Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Nuk shkoi për milionat, Benatia shpjegon arsyen pse u transferua në Katar

Nuk shkoi për milionat, Benatia shpjegon arsyen pse u transferua në Katar

12:28, 06/02/2019

Një karrierë e ndërtuar në Francë, debutimi me Marseillen më 2005-ën, pas disa përvojash në huazim me skuadra të nivelit të dytë, erdhi mundësia e madhe tek Udinese.

Medhi Benatia nga ai çast nisi të ngjiste shkallët dhe nga bardhezinjtë kaloi te Roma, më tej te Bayern Munchen e së fundmi Juventus.

Disa trofe të fituar në Bundesligë dhe Serinë A, por në moshën 31-vjeçare vendosi të largohej nga vitrina më e madhe e futbollit, Europa, për t’u transferuar në Katar tek Al Duhail.

Mendimi i parë që të vjen në mendje është se e ka bërë për “malin me para” që ofrojnë klubet e sheikëve, por arsyeja është tjetër dhe është vetë marokeni ai që shpjegon se përse zgjodhi Al Duhailin.

“Negociatat kërkuan shumë kohë, kam luajtur në klube të mëdha si Roma, Bayern e Juve, kam fituar shumë, por tani objektivi im është tjetër. Mendoj se të gjithë duhet të respektojnë zgjedhjen time sepse ishte më e drejta për familjen time. Dua që fëmijët e mi të rriten në një ambient ku mbizotëron feja islame”, theksoi Benatia.

Mbrojtësi nuk mund ta harrojë kaq shpejt Juventusin dhe ka një urim për yllin e skuadrës, Ronaldon, dhe ish-klubin e tij.

“Ju e dini se në Torino kam lënë shumë miq, Ronaldo kishte ditëlindjen dhe dua ta uroj, gjithashtu i them se mund të luajë pa problem deri 40 vjeç dhe diçka të fundit; e dua Juven në finalen e Championsit”, përfundoi marokeni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco