Eksperti zbulon detaje të reja nga tragjedia e Emiliano Sala

Eksperti zbulon detaje të reja nga tragjedia e Emiliano Sala

11:45, 06/02/2019

Janë publikuar detajet e reja në lidhje me zhdukjen e avionit me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas Emiliano Sala.

Të dielën e 3 shkurtit ekipi kërkimor arriti të gjente rrënojat e avionit në fundin e Kanalit të La Manshit, teksa në bord ishin vetëm futbollisti dhe piloti.

Ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë i rrëzimit të avionit, ndërkohë që një intervistë për “L’Equipe”, eksperti i aeronautikës, i trajnuar për kërkim-shpëtim në tregon se Sala dhe piloti nuk kishin shanse të shpëtonin, pasi avioni u përplas me 150 km/h.

“Nuk kishin shans të shpëtonin, sepse avioni u përplas në sipërfaqen e detit me 150 km/h. Përplasja ishte e dhunshme sepse ne gjetëm jastëkë që lundronim shumë larg nga rrënojat e avionit. Dhe kur gjejmë elemente të brendshëm, është provë se përplasja ishte e forte. Për mua, deri në momentin e fillimit të hulumtimit nuk kishte asnjë shans për të gjetur të gjallë pilotin dhe pasagjerin e tij”, u shpreh Xavier Tytelman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco