Barcelona-Real Madrid, sot akti i parë në ‘Camp Nou’. Formacionet e mundshme

Barcelona-Real Madrid, sot akti i parë në ‘Camp Nou’. Formacionet e mundshme

11:16, 06/02/2019

Sot në mbrëmje në “Camp Nou” do të zhvillohet supersfida Barcelona-Real Madrid.

Kjo do të jeta ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit, pasi më 27 shkurt do të zhvillohet ndeshja e kthimit.

Barcelona vjen në këtë sfidë pas barazimit më Valencian në La Liga, megjithatë katalanasit udhëheqin kampionatin spanjoll.

Me fitore vjen dhe Reali në kampionat, teksa fitoi pastër 3-0 ndaj Alaves.

Ndërkohë kjo do jetë El Clasico e dytë që do zhvillohet këtë sezon, pasi në muajin tetor katalanasit shkatërruan 5-1 Realin.

Sa i përket Barcelonës, shqetësimi më i madh është nëse Messi do të arrijë të luajë nga minuta e parë.

Argjentinasi pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Valencias.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Busquets, Rakitic, Arthur, Suarez, Dembele, Coutinho

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon, Modric, Casemiro, Kroos, Vazquez, Benzema, Vinicius

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco