Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Muaj i vështirë për Pep Guardiolën

Muaj i vështirë për Pep Guardiolën

10:46, 06/02/2019

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se lojtarët e skuadrës së tij janë të gatshëm për muajin shkurt, të cilin spanjolli e vlerëson si një muaj të tmerrshëm për shkak të shumë ndeshjeve.

"Kur unë isha jashtë Anglisë, të gjithë flisnin për dhjetorin dhe "Boxing Day", gjëra të tilla. Pas "Boxing Day", unë pashë axhendën dhe thashë me vete: ‘Kjo është edhe më keq’, dhe kjo është e vërteta", ka thënë Guardiola.

"Nëse je eliminuar nga ndonjë kompeticion, atëherë e ke më të lehtë. Por, nëse je ende të gjitha garat, atëherë shkurti është më e vështirë. Ky është një muaj i tmerrshëm, çdo ndeshje është si finale dhe ne vetëm duhet të presim", deklaroi tekniku i Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco