Interi publikon listën e Europa League, Spalleti bën ndryshime

Interi publikon listën e Europa League, Spalleti bën ndryshime

10:28, 06/02/2019

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka zyrtarizuar listën e lojtarëve që do të luajnë në Europa League.

Pasi nuk arritën dot të kalojnë grupin në Champions, zikaltrit do ta vazhdojnë aventurën e tyre në Europa League, ku do të kenë dy përballjet me Rapidin e Vjenës.

Për këto ndeshje Cedric Soarez ka zënë vendin e Sime Vrsaljko, i cili është i dëmtuar.

Ashtu si në Champions League, jashtë ka mbetur Roberto Gagliardini, Henrique Dalbert dhe Joao Mario.

Lista e Interit

Portierë: Handanovic, Padelli, Berni

Mbrojtës: De Vrij, Miranda, Skriniar, Ranochia, Cedric Soarez, Asamoah, D’Ambrosio, Nolan, Zappa, Corrado

Mesfushorë: Vecino, Brozovic, Nainggolan, Valero, Gavioli, Schir, Roric

Sulmues: Perisic, Candreva, Lautaro Martinez, Keita Balde, Icardi, Politano

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco