E turpshme/ Në Itali racizëm ndaj sportistit të Kombëtares shqiptare

E turpshme/ Në Itali racizëm ndaj sportistit të Kombëtares shqiptare

09:22, 06/02/2019

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në datën 3 shkurt mes Xhivova Skafatit dhe Leonis Roma.

Basketbollisti shqiptar Franko Bushati u bë viktimë e sulmeve raciste nga tifozeria vendase gjatë gjithë ndeshjes, teksa gjykata sportive e Federatës së Basketbollit vendosi të pezullonte me 1 ndeshje pa tifozë pallatin e sportit “Mangano Scafati”.

Image

Ngjarja bëri bujë në mediat italiane, ndërkohë që nëpërmjet një reagimi klubi i Xhivova Skafatit nuk ka nguruar të fajësojë basketbollistin shqiptar për ngjarjen, pasi sipas tyre, Bushati i kishte provokuar tifozët.

“Kundër ish-lojtarëve ka gjithmonë agresivitet që mund të tejkalohet ndonjëherë. Vetë basketbollisti është përgjigjur si nga fusha, ashtu edhe nga pankina, duke bërë me dorë gjestin e 3-2, pikët me të cilat në sezonin 2015-2016, kur ishte pjesë e Leonesa Breshia, fitoi në gjysmëfinalen e play-off. Gjyqtarët e ndëshkuan me faull teknik për këtë gjest”, shkruhet ne reagimin e klubit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco