Djali i Maldinit prish traditën e familjes, zgjedh Juventusin para Milanit

Djali i Maldinit prish traditën e familjes, zgjedh Juventusin para Milanit

09:06, 06/02/2019

Christian Maldini, djali i legjendarit Paolo, ka vendosur që të ndërrojë skuadër.

Futbollisti i datëlindjes 1996, që ashtu si babai i tij luan në mbrojtje, në qendër të repartit dhe jo në korsinë e majtë si Paolo, nga dita e djeshme është bërë pjesë e ekipit të Juventusit.

Nuk po flasim për Juventusin e vërtetë, por për Alma Juventus Fano, skuadër që sivjet është pjesë e Grupit B në kategorinë C, pas eksperiencës te Pro Piaçenca në fazën e parë të sezonit.

Christian Maldini ka luajtur gjithashtu edhe për Rexhianën, Hamrum Spartans dhe Pro Seston.

Ndryshe nga i ati (Paolo) që ka luajtur me Milanin, por edhe nga gjyshi, Cesare Maldini, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e klubit kuqezi, Christian mesa duket ka prishur traditën, duke zgjedhur një fanellë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco