Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Gareth Bale kujton finalen e Championsit: U ndjeva keq në stol, doja të luaja me çdo kusht

Gareth Bale kujton finalen e Championsit: U ndjeva keq në stol, doja të luaja me çdo kusht

08:36, 06/02/2019

Gareth Bale është kthyer të flasë në lidhje me marrëdhënien e tij me Zinedine Zidane.

Uellsiani ka rrëfyer për "FourFourTwo" momentet më të rëndësishme të finales së Kievit dhe atë që ka ndodhur më pas.

Lamtumira e francezit ka qenë e papritur, por jo aq e dhimbshme për sulmuesin. Gjithsesi, askush nuk dinte asgjë, duke përfshirë edhe Bale.

"Nuk më ka thënë asgjë për lamtumirën e tij, nuk kam folur më me të pas finales. Marrëdhënia jonë ishte e mirë, por nuk mund të them se ishim miq të ngushtë. Ishte një marrëdhënie normale pune", pohon ylli i madrilenëve.

A ka lidhje qëndrimi në stol në finale, e cila u vendos nga dy golat e uellsianit? “Jam ndierë shumë keq. Kisha luajtur shumë mirë pas kthimit nga dëmtimi, duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit të kampionatit dhe ndieja se e meritoja të isha titullar. Isha i dëshpëruar, doja të luaja me çdo kusht. Madje isha i zemëruar, ndoshta kjo është arsyeja pse bëra atë që bëra", shtoi uellsiani. 

Megjithatë, Bale është shumë i lidhur me atë supergol me roveshiatë.

"E kam parë disa herë. Ndieja se nuk kisha më asgjë për të provuar, por doja ta bëja për skuadrën time. Nëse luan një finale kërkon të kthehet në shtëpi me kupën, nuk ka rëndësi si. Dhe nëse kjo do të thotë se duhet të shpresosh që të aktivizohesh në 30 minutat e fundit, nuk ka problem”, përfundoi Gareth Bale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco