Milan arrin marrëveshjen për transferimin e talentit francez

Milan arrin marrëveshjen për transferimin e talentit francez

22:58, 05/02/2019

Milani ka arritur marrëveshje me Nice për transferimin e anësorit Allan Saint-Maximin, për 20 milionë euro plus bonuset.

Saint-Maximin do të pranojë të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë, por sipas “Sportmediaset” transferimi i tij do të varet nga kualifikimi i Milanit në Ligën e Kampionëve.

Në fund të sezonit përfaqësuesi i Francës U-21 do të ketë vetëm një vit në kontratën e tij me klubin, gjë që do ta vërë në pozicion të vështirë të negociatave Nicen.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco