Ronaldo: Jam i lumtur që festova ditëlindjen tek Juventusi

Ronaldo: Jam i lumtur që festova ditëlindjen tek Juventusi

21:28, 05/02/2019

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është shumë i lumtur që e festoi ditëlindjen e tij të 34-të te Juventusi.

Në një intervistë për “Juventus TV”, portugezi theksoi se është duke kaluar një përvojë madhështore në Torino.

“Jam shumë i lumtur që po festoj këtu në Itali. Është shumë mirë”, tha Ronaldo për Juventus TV.

Superylli portugez që iu bashkua kampionit italian nga Real Madridi verën që lamë pas, i falënderoi tifozët e Juventusit për urimet dhe për dashurinë që ia kanë shfaqur.

“Dua t’i falënderojë tifozët për urimet e ditëlindjes dhe për dashurinë që ma kanë treguar”, shtoi Ronaldo.

“Jam duke e kaluar një përvojë madhështore në Juventus dhe kam fat që luaj në Serie A. Të gjithë më trajtojnë mirë këtu, veçanërisht në Juve dhe më pëlqen shumë Torino: është bukur dhe paqësore”, theksoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco