KAS-i 'harron' Skënderbeun, ja kur mund të zhvillohet gjyqi

KAS-i 'harron' Skënderbeun, ja kur mund të zhvillohet gjyqi

19:26, 05/02/2019

Në prononcimin e tij të fundit publik për këtë çështje, presidenti Ardjan Takaj u shpreh se gjyqi në KAS mes Skënderbeut dhe UEFA-s do të zhvillohet në muajin mars.

Madje, Takaj u shpreh se janë caktuar dhe gjyqtarët që do të shqyrtojnë akimimin e korçarëve kundër dënimit të dhënë nga Apeli i UEFA-s, që la në fuqi ndëshimin e Disiplinës, e cila përjashtoi 10 vjet nga kompeticionet europiane kampionët e Shqipërisë dhe e gjobiti me 1 milion euro.

Por në përditësimin e fundit të seancave që KAS do të shqyrtojë, emri i Skënderbeut nuk figuron kund. Të paktën deri më 9 prill.

Kjo është e disata herë që seanca gjyqësore më famëkeqe për sportin shqiptar nuk gjen hapësirë në listën e KAS.it, gjithnjë duke iu referuar deklaratave të bëra nga drejtuesit më të lartë të klubit korçar.

Me këto ritme, është e kotë të hamendësosh një datë fikse, por të gjitha gjasat janë që seanca të zhvillohet në përfundim të edicionit futbollistik kombëtar./ panorama 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco