Marcelo largohet nga Reali, transferohet në Serie A….

Marcelo largohet nga Reali, transferohet në Serie A….

08:51, 02/02/2019

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, mund të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar në Serie A.

Është Juventusi që ka përgatitur një ofertë prej 45 milionë euro për yllin e Real Madrid, duke i ofruar edhe një pagë prej 12 milionë euro në vit.

Interesimi i Juventusit për Marcelon nuk është diçka e re, dhe në këtë transferim të mundshëm thuhet se mund të ndikojë miqësia e brazilianit me Cristiano Ronaldon, që të njëjtën rrugë ndoqi verën e kaluar.

Sipas edicionit të sotëm të ‘Tuttosport’, ky marrëveshje mund të arrihet në verën e vitit 2019.

Paratë për transferimin e Marcelo, Juventus do t’i grumbullojë nga shitja e Alex  Sandros, që thuhet se do t’i bashkohet Chelsea në Premierligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco