‘Superliga në rënie’/ Deklarata e fortë e mbrojtësit që u rikthye në Shqipëri

‘Superliga në rënie’/ Deklarata e fortë e mbrojtësit që u rikthye në Shqipëri

23:29, 01/02/2019

Rikthimi i Renato Arapit pas disa vitesh në Kategorinë Superiore dhe ndeshja e tij e parë me fanellën e skuadrës së qytetit të vendlindjes së tij, nuk i sollën shumë fat Teutës.

Në intervistën e tij për Supersport mbrojtësi e pranoi se ka nevojë për pak kohë për tu përshtatur.

“Ishte emocionues dhe ishte i vështirë. U bëra 1 muaj i gjysmë që nuk po aktivizohem. As në miqësoret nuk u aktivizova për shkak të problemeve.

Përshtypja e parë pas rikthimit? Skënderbeu ka pasur shumë kualitete kur kam qenë unë pjesë. Kishin lojtarë që bënin diferencën. Niveli i kampionatit ka rënë disi, por është bërë më i bukur, sepse është shumë i luftuar”, tha Arapi, i cili ka shijuar titullin kampion kur luante me Skënderbeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco