Zapata tregon sekretin pse i shënon Juventusit

Zapata tregon sekretin pse i shënon Juventusit

21:20, 01/02/2019

Kampionati italian këtë vit është  “pushtuar” nga Atalanta dhe nga gjërat e jashtëzakonshme që ajo po bën ndeshjet e fundit.

Por, nëse kjo skuadër mund të thoshim që ka një lider atëherë ky do të ishte Duvan Zapata, i cili deri më tani ka shënuar 15 gola në kampionat.

Duke folur për “Sky Sport”, kolumbiani ka sqaruar formën e mirë që po kalon dhe “vesin” që ka dhe i shënon shpesh Juventusit.

Ne jemi shumë të kënaqur dhe kemi një ekip shumë të fortë. Unë isha në dijeni të përpjekjeve financiare të bëra nga klubi për mua, por gjithsesi isha shumë i qetë. Nëse Gasperini ka një sekret duhet ta pyesësh vetë, unë di që ai përgatit ndeshje të mëdha dhe na transmeton shumë energji. Dita-ditës, ne kuptojmë që mund të mundim këdo dhe rezultatet që nuk po gjenim në fillim po vijnë një e nga një. Unë Juves i shënoj sepse kam luajtur me Napolin (qesh). Unë jam i lumtur dhe shpresoj të shënoj në çdo garë”, kanë qenë fjalët e sulmuesit kolumbian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco