Myrto Uzuni gjen golin e parë zyrtar të 2019-ës

Myrto Uzuni gjen golin e parë zyrtar të 2019-ës

21:03, 01/02/2019

Myrto Uzuni i është kthyer asaj që di të bëjë më mirë, shënimit të golave dhe për Lokomotiv të Zagrebit ka mjaftuar një i tillë për të dalë nga kriza e thellë e rezultateve që kishte mbërthyer këtë skuadër duke e larguar për pak kohë nga pretendimet e kreut.

Uzuni ka shënuar sot golin e tij të parë në ndeshje zyrtare në vitin 2019, duke ndihmuar në fitoren 2-0 skuadrës së tij përballë Zapresiç, për të barazuar Osijekun dhe Rijekën në vendin e dytë në kampionat, me Dinamon e Zagrebit që është shumë larg në luftën për titull.

Ky ishte goli i 5-të në këtë sezon për Uzunin, i cili ka shënuar gola me shumë peshë për Lokomotiv Zagreb dhe nuk është rastësi fakti se kur ai nuk ka arritur të shënojë, edhe skuadra e tij ka shfaqur vështirësi në sigurimin e rezultateve.

Në minutat shtesë, një gol i Ivanusheç me penallti çoi në 2-0 shifrat për Lokomotiv që mori kështu një fitore shumë të rëndësishme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco