Shqipëria korr sukses në futsall, eliminon Greqinë

Shqipëria korr sukses në futsall, eliminon Greqinë

20:33, 01/02/2019

Shqipëria e futsallit, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka fituar Greqinë, me rezultatin 5-3, duke zhvilluar madje një lojë shumë të mirë.

Sfida ishte e vlefshme për raundin e parë të fazës kualifikuese që po zhvillohet në shtetin fqinj të Maqedonisë, për Botërorin “Lituani 2020”.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi pas asaj me San Marinon. Kështu Shqipëria kaloi raundin kryesor të kualifikueseve.

Në këtë takim kuqezinjtë zbritën në parket këtë formacion: Rrapi, Alibegu, Mejzini, Selmanaj, Halimi (c).

Ndërsa autorët e golave për ekipin tonë përfaqësues u shënuan  nga Halimi, Mejzini, Alimi, Selmanaj (2).

Ndeshja tjetër që Shqipëria do të luajë, do të jetë në 3 shkurt, kundër Maqedonisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco