Juventusi shpall listën e Championsit, ja bardhezinjtë që do sfidojnë Atletico Madridin

Juventusi shpall listën e Championsit, ja bardhezinjtë që do sfidojnë Atletico Madridin

20:22, 01/02/2019

Më 20 shkurt, Juventusi do të nisë fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen kundër Atleticos së Madridit, për fazën e 1/16-ave.

Klubi bardhezi ka publikuar sot listën e lojtarëve tek UEFA dhe në këtë listë bie në sy mungesa e Cuadrados, i cili është operuar para disa kohësh.

Ndërkohë në listën e publikuar bëjnë pjesë Caseres dhe Spinacola, të cilët ishin në dyshim nga Allegri.

Lista e plotë e futbollistëve: Shezni, De Shiljo, Kielini, Caseres, Pjaniç, Kedira, Ronaldo, Dibala, Dagllas Kosta, Aleks Sandro, Matuidi, Barzali, Manxukiç, Kin, Bonuçi, Kanselo, Pinsoljo, Perin, Emre Çan, Rugani, Bentankur, Bernadeski, Spinacola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco