Dy futbollistët shqiptarë i shënojnë skuadrës bullgare

Dy futbollistët shqiptarë i shënojnë skuadrës bullgare

19:09, 01/02/2019

Bekim Balaj dhe Bernard Berisha dy lojtarë shqiptarë që luajnë për skuadrën ruse të Akhmat Grozny, ekip në të cilin aktivizohet edhe Odise Roshi, shkëlqyen në miqësoren ndaj bullgarëve të Ludogorets.

Megjithatë ata nuk arritën të evitonin dot humbjen e skuadrës së tyre që u mposht me rezultatin 4-3.

Balaj barazoi shifrat në minutën e 17-të duke treguar instiktet e tij prej bomberi, ndërkohë që Berisha në pjesën e dytë realizoi dy herë.

Fillimisht ish-lojtari i Skënderbeut kthehu në gol një penallti të fituar nga vetë ai, ndërsa në rastin e golit të dytë personal dhe të tretin për Akhmat Grozny, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ishte me shumë fat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco