Një vit pa blerë asnjë lojtar, shpërthen trajneri i Tottenhamit: Prandaj nuk fitojmë

Një vit pa blerë asnjë lojtar, shpërthen trajneri i Tottenhamit: Prandaj nuk fitojmë

16:27, 01/02/2019

Merkato e janarit u mbyll dje dhe sërish klubi i Tottenhamit nuk ka blerë asnjë lojtar të ri, sikurse ndodhi dhe në merkaton e verës që lamë pas.

Dëmtimi i Harry Kane, Delle Allit, dhe shitja e mesfushorit Mousa Dembele në Kinë nuk ka ndikuar te drejtuesit e klubit të bëjnë ndonjë goditje në orët e fundit të merkatos.

Spursat bëhen të parët në historinë e Premier League që nuk blejnë asnjë futbollist as në verë dhe as në dimër.

Megjithatë Mauricio Pochettino ndihet i zhgënjyer: "Liverpool ka nevojë për një mbrojtës, merr Van Dijk. Kanë nevojë për një portier, marrin Alisson. Të njëjtën gjë bën Manchester City", ka thënë argjentinasi duke analizuar merkaton e ekipeve të mëdha të Premier League.

"Tottenham nuk ka arritur në këto nivele dhe, për rrjedhojë, kur na duhet një ‘divan’, marrim një ‘karrige’. Kjo është diferenca mes Tottenham dhe skuadrave që janë të ndërtuara për të fituar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco