Barça merr lajmin e keq para ‘El Clasicos’ së parë në Kupën e Mbretit

Barça merr lajmin e keq para ‘El Clasicos’ së parë në Kupën e Mbretit

14:35, 01/02/2019

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Pasi mungoi në seancën stërvitore të së enjtes, Ousmane Dembele është në dyshim për “El Clasicon” e parë që do të zhvillohet më 6 shkurt në “Camp Nou”.

Trajneri Ernesto Valverde kishte lënë të kuptohet edhe më herët se ka shumë pak gjasa që francezi të luajë në këtë ndeshje.

Dembele lëndoi kyçin e këmbës dhe pësoi edhe një lëndim tjetër gjatë ndeshjes kundër Leganes, para dhjetë ditëve.

Kujtojmë që tifozët anembanë botës do shijojnë dy “El Clasico”  brenda katër ditëve, fillimisht më 27 shkurt për Kupën e Mbretit dhe pastaj më 2 mars për javën e 32-të të La Ligës.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 6 shkurt, kurse ato të kthimit më 27 shkurt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco