Koliçi e harron Kukësin: Me mungesa, por marrim pikë të plota!

Koliçi e harron Kukësin: Me mungesa, por marrim pikë të plota!

14:19, 01/02/2019

Portieri Enea Koliçi beson se pavarësisht problemeve Flamurtari mund të fitojë në duelin ndaj Kukësit të vlefshëm për javën e 20 të Kategorisë Superiore.

Mungesat? “Kemi një javë që përgatitemi. E dimë që është e vështirë, por shpresoj që të përsërisim atë që bëmë në fazën e parë. Duam të dalim me pikë të plota. Është e vërtetë që kemi shumë mungesa, madje të rëndësishme. Shpresoj që do t’i zëvendësojmë sa më mirë. Përveç, Torasës, Kalesë dhe Veliut, edhe Useini ka një dëmtim dhe është në dyshim”

Gjithashtu Koliçi ka folur si një ish lojtar i Kukësit.

“Për mua është thjesht ndeshja e radhës. Lojtarë që kanë ikur kanë qenë të rëndësishëm. Janë afruar Lejdi Liçaj dhe Sukaj. Nuk e di nëse klubi ka menduar lëvizje të tjera. Në fund të sezonit do të bëjmë llogaritë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco