Mbështetja për sportin, Ilir Meta takon kampionin e botës në ‘Kickboxing’

Mbështetja për sportin, Ilir Meta takon kampionin e botës në ‘Kickboxing’

12:37, 01/02/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar kampionin e botës në kickboxing, Adriatik Cami.

Meta uroi kampionin nga Dibra që në fund të dhjetorit hodhi në knock-out kundërshtarin nga Maroku që në raundin e dytë, duke bërë të vetët rripin e dy titujve.

Postimi i plotë i Ilir Metës në ‘Facebook’:

Me kampionin botëror në kickboxing, “King of the Ring”, Adriatik Cami.

Suksesi ndërkombëtar i Camit, mbetet gjithmonë frymëzues për brezat e rinj. Sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. I lumtur të njihem me projektet e tij për të promovuar këtë sport së shpejti në qytetin e Durrësit

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco