Gjigantët nga Serie A kërkojnë të nënshkruajnë me Panuccin

Gjigantët nga Serie A kërkojnë të nënshkruajnë me Panuccin

11:39, 01/02/2019

Klubi i Romës sërish po mendon për Christian Panuccin.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare shihet si alternativë për të zëvendësuar trajnerin Eusebio Di Francesco, i cili është shumë pranë shkarkimit sidomos pas rezultatit turpërues 7-1 nga Fiorentina në Kupën e Italisë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv Monchi dhe legjenda Totti mësohet se dëshirojnë qëndrimin e Di Francescos, ndërsa përveç trajnerit të kuqezinjve një opsion është edhe Paulo Sosa, ndërkohë që ëndrra e madhe mbetet Maurizio Sarri, që vështirë se mund t’i japë fund kaq shpejt aventurës te Chelsea.

Panucci, në çdo rast, nuk konsiderohet zgjidhje përfundimtare, por thjesht si trajner emergjencë. Gjithsesi, vështirë se 45-vjeçari do ta pranonte këtë ofertë pasi ka një kontratë me Shqipërinë të vlefshme deri në verën e dhjetor të vitit 2019.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco