Flet heroi i Lazios, Strakosha: Ja çfarë po mendoja në penalltinë e fundit

Flet heroi i Lazios, Strakosha: Ja çfarë po mendoja në penalltinë e fundit

11:25, 01/02/2019

Thomas Strakosha ishte heroi i mbrëmjes së djeshme pasi me dy pritjet e tij të penalltisë kualifikoi skuadrën e Lazios në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Portieri i Kombëtares Shqiptare foli i lumtur pas ndeshjes madje zbuloi se çfarë po mendonte në penalltinë e fundit.

“Jemi të gjithë shumë të kënaqur. Do të jetë shumë bukur në gjysmëfinale me stadiumin “Olimpico” të mbushur plot e përplot. Në fushë e merituan kualifikimin. Në penalltinë e fundit mendova: më në fund mbaroi”, tha portieri shqiptar pas ndeshjes.

Kualifikimi në Champions? "Mund të përmirësohemi dhe ta përfundojmë kampionatin mes katër ekipeve më të mira. Ne Besojmë. Lazio është në gjendje shumë të mirë. Në fillim vuajtëm për shkak të shpërqendrimit, tani e kemi marrë veten dhe thjesht duhet të vazhdojmë kështu.", përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco