ZYRTARE/ Në limitin e merkatos, Partizani kryen transfertën në mesnatë

ZYRTARE/ Në limitin e merkatos, Partizani kryen transfertën në mesnatë

10:58, 01/02/2019

Partizani i Skënder Gegës ka bërë një tjetër transfertë.

U mendua se 25-vjeçari Kevin Mombilo do të ishte blerja e fundit, por në mesnatë, kur dhe skadonte afati kalimtar i janarit erdhi firma me Tijan Jaiteh.

Mesfushori nga Gambia ka firmosur kontratën me drejtuesit për një vit e gjysmë. Jaiteh regjistron eksperienca të suksesshme pasi ka qenë pjesë e ekipeve Brann (Norvegji), Randers (Danimarkë), Koper (Slloveni), KuPS (Finlandë) dhe Bnei Yehuda (Izrael).

Së fundmi ai është aktivizuar në radhët e skuadrës Al Markhiya në Katar. Jaiteh pjesëtar edhe i ekipit përfaqësues të Gambias, pritet t’i bashkohet ekipit në ditët e ardhshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco