Rikthimi i Benzemasë, Solari: Është i njëjti siç e kemi parë për vite me radhë

Rikthimi i Benzemasë, Solari: Është i njëjti siç e kemi parë për vite me radhë

10:18, 01/02/2019

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretiot pasi ditën e djeshme mposhti sërish Gironan me rezultatin 3-1.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Karim Benzema, ndërsa edhe trajneri Santiago Solari nuk kurseu elozhet për “bomberin” madrilen që shënoi dy gola.

“Më vjen keq për njerëzit që kishin humbur Benzeman për gjithë kësaj kohë. Pavarësisht viteve që kalojnë ai është i njëjtë”, tha Solari në konferencën e tij për shtyp pas takimit.

“Ka ende kohë për të parë cilësitë më të mira të tij. E pamë një javë më parë por edhe sot shkëlqeu”, vijoi ai.

Real Madridi ka vuajtur këtë sezon por Solari beson se lojtarë nuk u dorëzuan, pavarësisht nga betejat e tyre.

“Madridi është gjithmonë aty, lojtarët janë gjithmonë janë të etur për fitore”

“Ekipi ka një frymë garuese, është një ekip luftëtarësh dhe fituesish që dëshiorojnë të vazhdojnë të përmirësohen”, përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco