Strakosha priti dy penallti, flet Spalletti: Ja arsyeja përse u eliminuam

Strakosha priti dy penallti, flet Spalletti: Ja arsyeja përse u eliminuam

09:03, 01/02/2019

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, trajneri i Interit, Luciano Spalletti tha se skaudrës zikaltër i mungonte mprehtësie në pasime.

Në një reagim për mediat italiane ai këmbëngul se ndeshja Interit me Lazion ishte krejtësisht e balancuar, ndërsa shtoi se Ivan Perisic dhe Radja Nainggolan duhet të kthehen në rrugën e duhur.

 “Ne filluam ndeshjen paksa të tensionuar, provuam në të gjitha mënyrat, por pastaj u bëra paksa i frenuar dhe kjo nuk funksionon kundër Lazios”, ka thënë fillimisht Spalletti i zemëruar për Rai Sport.

 “Neve na mungonte njëfarë mprehtësie në pasimet tona, kur Lazio na prite në fushën e tyre”.

“Ne kishim për të lëvizur nga e djathta në të majtë dhe prapa, përndryshe ata kishin pesë mbrojtës prapa topit. Ju kurrë nuk mund t’i ndëshkoni pa e bërë këtë”.

 “Dukej se ishte një lojë tërësisht e balancuar dhe mund të vendosej vetëm nga penalltitë”.

“Duhet të kthejmë Perisic në rrugën e duhur, por edhe Nainggolan. Ai ka nevojë për kohë në fushë dhe durim”, përfundoi trajneri italian.

Kujtojmë që Lazio u kualifikua në gjysmëfinale pasio Strakosha ishte hero me dy pritje të penalltive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco