Zyrtare, Teuta prezanton sulmuesin e njohur

Zyrtare, Teuta prezanton sulmuesin e njohur

14:58, 26/01/2019

Pas konfirmimit për arritjen e marrëveshjes, Teuta ka prezantuar zyrtarisht paraditen e sotme vetëm pak orë para ndeshjes ndaj Flamurtarit, afrimin e saj më të fundit, sulmuesin kroat Tomislav Busic, i cili kompleton kështu repartin e avancuar por edhe merkaton e Teutës. Ish kapiteni i Flamurtarit ka realizuar dëshirën e tij për t’u transferuar në Durrës duke lënë sulmin e vlonjatëve në emergjencë totale pikërisht përpara ndeshjes ndaj Teutës.

Nuk bëhen të ditura nga klubit termat e kontratës së sulmuesit 32-vjeçarit me skuadrën durrsake por me siguri Busic ka firmosur për 6 muaj me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Busic shikohej si zëvendësuesi ideal i ganezit Latif por me rikthimin e këtij të fundit rritet konkurenca për një vend titullari në sulmin e Teutës së Bledi Shkëmbit që me afrimet e Frashërit, Arapit dhe Busic ka një skuadër të kompletuar dhe mund të tentojë titullin kampion.

Me Flamurtarin në këto 3 sezone Busic ka shënuar në total 25 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, 5 prej tyre në këtë sezon, megjithatë problemet financiare të vlonjatëve e detyruan atë të dilte një lojtar i lirë në treg dhe të braktiste në mes të sezonit anijen “kuqezi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco