Laçi ndryshon strategji, merkato e mirëmenduar!

Laçi ndryshon strategji, merkato e mirëmenduar!

14:33, 26/01/2019

Gjithmonë ka qenë një skuadër e ashpër, jo vetëm në fushë por edhe në merkato. Laçi i këtij edicioni duket krejt ndryshe nga ai i viteve të shkuara. Shitja e Myrto Uzunit ka bërë që presidenti Pashk Laska të zgjedhë një strategji ndryshe, duke investuar tek të rinjtë premtues që mund të mbushin arkat e klubit.

Edhe gjatë kësaj periudhe është ruajtur i njëjti profil në merkato. Afrimi i të rinjve si Çokaj, Sali dhe Ceka ka plotesuar kontigjentin ndërkohë që goditje mund të konsiderohen dy të huajt e afruar në ditet e fundit. Laçi kishte nevojë për një sulmues dhe drejtuesit kërkonin vetem një lojtar që të bente diferencën përpara portës. Në Laç eshte afruar Mane, jo ai i Liverpoolit por një sulmues që cv-ja i tregon se mund të bëjë atë që pretendohet nga dejtuesit.

Malick është emri Mane mbiemri, sulmues për të cilin janë shpenzuar 600 mijë euro kohë më parë kur është blerë nga Goteborgu në Suedi. 9 gola të shënuar në 2018-ën në Premier Leaguen e Kazakistanit kanë bindur trajnerin Prenga dhe drejtuesit për ta afruar, ndërkohë që konkurencën e ka me nigerianin Anthony Okpotu. Pavarësisht afrimeve baza mbetet formacioni i dy fazave të para, deri në momentin që afrimet e reja të jenë gati për të dhënë kontributin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco