Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Në pritje të zyrtarizimit, Caceres arrin për testet mjekësore te Juve

Në pritje të zyrtarizimit, Caceres arrin për testet mjekësore te Juve

12:58, 26/01/2019

Martin Caceres ndodhet në Torino për të kompletuar ekzaminimet mjekësore para rikthimit te Juventusi.

Futbollisti uruguaian do të transferohet nga Lazio, ndërsa Zonja e Vjetër do të paguajë 600.000 euro për shërbimet e tij.

Mbrojtësi 31-vjeçar do ta zëvendësojë Medhi Benatian, i cili ka vendosur të largohet nga kampioni italian.

Kjo është hera e tretë që Caceres do të veshë fanellën e Juves. Ai fillimisht u huazua nga Barcelona në sezonin 2009/2010.

Më pas u transferua te Bianconerët në janar të vitit 2012 dhe qëndroi deri në fund të kontratës (korrik 2016).

Ai ka arritur në qendrën J-Medical për testet mjekësore, duke bërë fotografi me tifozët, por nuk ka folur për gazetarët.

Caceres kishte oferta nga Bologna, Parma dhe nga Japonia, mirëpo zgjodhi të rikthehej te Juventusi.

Bardhezinjtë kanë nevojë për një mbrojtës, pasi që Benatia pritet ta vazhdojë karrierën te klubi nga Katari, Al-Duhail.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco